Arrestohen dy të dyshuar për falsifikim te parasë

Suharekë | 09 Jan 2019 | 11:33 | Nga Ekonomia Online

Rreth orës 16:00 minuta, një patrullë e Stacionit Policor Suharekë, përderisa po patrullonte në rrugën “Xhavit Syla” ne Suharekë, e kanë ndaluar një automjet në të cilën ndodheshin tre persona dy meshkuj e një femre.

Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur dhe konfiskuar një shumë e konsiderueshme  e parave të dyshuara në vlera monetare të ndryshme dhe pako të cigareve të llojeve të ndryshme, gjithashtu është konfiskuar edhe automjeti. Me vendim të prokurorit dy nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme