Arrestohen katër persona për një mashtrim 14 milionë dollarësh në kriptovaluta

Prishtinë | 19 Shk 2019 | 10:43 | Nga Ekonomia Online

Policia indiane në Mumbai ka arrestuar katër persona për përfshirjen e tyre në një mashtrim në kriptovaluta, ndërsa lideri i grupit është ende në kërkim.

Sipas medieve indiane, ky grup kishte vjedhur nga përdoruesit 14 milionë dollarë nga kriptovaluta e quajtur Cashcoin, e cila u lansua vitin e kaluar me premtimin se do t’i dyfishonte paratë e investitorëve në dy muaj, përcjell Telegrafi.

Katër të akuzuarit kanë mbajtur takime në disa qytete në përpjekje për të joshur njerëzit të blinin kriptovalutën e tyre.

Vitin e kaluar Banka Kombëtare e Indisë ndaluar të gjitha bankat të ofrojnë llogari për aktivitetet e kriptovalutave.

Megjithatë këto masa nuk kanë arritur dot të bllokojnë skemat në tregun e zi, ku në muajin tetor 2018, autoritetet indiane bllokuan një skemë mashtrimi [Ponzi] me kriptovaluta në vlerë prej 3 miliardë dollarësh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme