Arrestohet një franceze në Indi, realizoi një video e zhveshur në urën Lakshman Jhula

Prishtinë | 31 Gus 2020 | 10:02 | Nga Ekonomia Online

Një grua franceze është arrestuar në Indi për bërjen e një videoje të zhveshur në një urë të shenjtë në qytetin verior të Rishikesh.

Video, e xhiruar në urën Lakshman Jhula, u postua në rrjetet sociale.

Gruaja përballet me akuza nën ligjin e internetit të Indisë dhe mund të dënohet me deri në tre vjet burg nëse shpallet fajtore, raporton agjencia e lajmeve AFP.

Kjo urë mbi lumin Ganges është një vend i shenjtë dhe një vend i njohur për turistët.
Gruaja, e cila që atëherë është liruar me kusht, i tha policisë se videoja ishte bërë për të promovuar biznesin e saj të stolive.

Kreu i stacionit të Policisë atje, RK Saklani, ka deklaruar se ndoshta në Francë këto gjëra nuk konsiderohen të pakëndshme

“Por Rishikesh është një vend i shenjtë dhe Lakshman Jhula është vendi ku [perënditë Hindu] Ram, vëllai i tij Lakshman dhe gruaja Sita kaluan Gangun”,ka thënë Saklani.

Gruaja, e cila nuk është identifikuar zyrtarisht, u arrestua të enjten pasi policia u njoftua për pamjet. Ky rast mund të shkojë me procedurë për disa muaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme