Arsenali do ta fitojë Premierligën nën udhëheqjen e Artetës, thotë Wenger

Prishtinë | 13 Tet 2020 | 09:19 | Nga Ekonomia Online

Arsene Wenger beson se Arsenali mund ta fitojë titullin në Premierligë nën udhëheqjen e trajnerit Mikel Arteta dhe e pranon se është i befasuar me nivelin e investimeve në skuadër në sezonet e fundit.

Arsenali e nisi sezonin e ri në ligë duke i fituar nëntë nga 12 pikët e mundshme dhe renditet i katërti – vetëm tri pikë prapa liderit befasues, Everton.

Skuadra e Artetës do të përballet me Manchester City të shtunën dhe Wenger beson se trajneri spanjoll ka mjaft cilësi në skuadrën e vet për t’i dhënë fund pritjes 16-vjeçare për titull.

“Sinqerisht besoj se po, sepse duket se ai e ka futur në dorë ekipin shumë mirë. Ata (lojtarët) e kuptojnë atë shumë mirë”, tha Wenger.

“Kemi blerë lojtarë të mirë, kemi shpenzuar shumë para në dy sezonet e fundit. Papritmas ne zbuluam shumë të hyra, kjo ishte goxha befasi”, shtoi ai.

“Mendoj se ai ka lojtarë cilësorë dhe të mjaftueshëm (për ta fituar titullin). Mund ta fitojmë, pse jo?”

Të ngjashme