Asgjësohen 20 mijë zogj pule në aeroportin e Brukselit

Bruksel | 09 Maj 2018 | 12:39 | Nga

Në aeroportin e Brukselit janë asgjësuar me gaz 20 mijë zogj pule brenda kontejnerëve.

Sipas lajmit në mediat belge, ka ndodhur problem në transportimin e 20 mijë zogjve pule në kontejnerët e sjellë në Aeroportin e Brukselit, të cilat do të dërgoheshin në kryeqytetin e Kongos, Kinshasa.

Zyrtarët e aeroportit duke u lajmëruar tek kompania e transportit kërkuan që të largohen kontejnerët që kanë mbetur në asfaltin e nxehtë dhe në të cilën gjendeshin zogj pule. Por kompania e refuzoi këtë kërkesë.

Pasi që disa zogj pule filluan të ngordhin nga i nxehti, zyrtarët thirrën veteriner në aeroport.

Veterineri vendosi që “të vihen në gjumë zogjtë për t’iu dhënë fund dhimbjeve të tyre”.

Zjarrfikësi i aeroportit nuk pranoi që të zbatojë këtë detyrë, ndërsa ekipet e zjarrfikëses të qarkut Zaventem shkatërruan me gaz 20 mijë zogj pule.

Njësia Flamane e Mbrojtjes së të Drejtave të Kafshëve, u ankua tek autoritetet përkatëse që të fillohet një hetim ndaj kompanisë importuese.

Të ngjashme