Asgjësohet 562 kg mishi me afat të skaduar në një qendër tregtare në Prizren

Prishtinë | 14 Mar 2019 | 17:11 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria e Inspektoratit, gjatë kontrollit të rregullt inspektues më 13 mars ka konstatuar se në supermarketin Super Viva, e cila gjendet në magjistralen Prizren-Gjakovë, janë hasur produkte ushqimore me prejardhje shtazore me afat të skaduar dhe me ndryshime organoleptike (pamje, era, ngjyra, shija) si:

1. Mish pule e markës AIA me afat të skaduar në sasi 225.600 kg X 3.60 euro për kg, gjithsej 812.16 euro

2. Mish pule (kaqika) 12.600 kg X 1.70 euro për kg, gjithsej 21.40 euro

3. Mish gjedhi i papaketuar dhe me ndryshime organoleptike në sasi 324.70 kg X 6.30 euro euro, gjithsej 2,045.61 euro.

E gjithë kjo sasi që gjendej në depon logjistike të njësisë së këtij supermarketi, ku përgatitet ushqimi për restorantet tyre, ishte e papërdorueshme për konsum dhe për këtë arsye u asgjësua. Ndërkaq inspektori i veterinarisë ka propozuar që për ndërmarrjen në fjalë, të merren masat sipas ligjeve aplikative, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.

Të ngjashme