Atletico Madridi kërkon talentin spanjoll të Dinamos së Zagrebit

Prishtinë | 13 Dhj 2019 | 12:57 | Nga Ekonomia Online

Atletico Madrid ka nisur sërish bisedimet me Dinamo Zagreb për kartonin e Dani Olmo. Spanjollët do të kërkojnë ta rrëmbejnë futbollistin, i cili ndiqet edhe nga ekipet e tjera europiane, që në merkaton e janarit.

Los Colchoneros e kanë kërkuar edhe më parë 21-vjeçarin, por tratativat u ndërprenë për shkak se klubi spanjoll nuk arriti të shiste më parë Vitolon, i cili nuk pranoi të largohej.

Por pavarësisht kësaj, drejtuesit e klubit nuk u dorëzuan dhe arritën të mbanin kontaktet me agjentët e mesfushorit. Për të lënë të lirë futbollistin, i cili do të rikthehej me shumë dëshirë në Spanjë, klubi kroat kërkon 40 milionë euro

Të ngjashme