Avokati i shoferit të autobusit: Asnjëherë nuk më tha që e ka zënë gjumi në timon

Prishtinë | 27 Kor 2021 | 11:04 | Nga Ekonomia Online

Shoferit të autobusit të kompanisë “Deva Tours” që dyshohet se e shkaktoi aksidentin në Slavonski Brod të Kroacisë i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaj nga gjyqtari hetues i Gjykatës së Qarkut në këtë vend.

Mirëpo, avokati mbrojtës Igor Cishper, ka thënë që shoferi që po hetohet për këtë aksident, nuk i ka thënë që e ka zënë gjumi gjatë vozitjes, shkruan Index.hr, transmeton Klankosova.tv.

“Në asnjë moment ai nuk më tha se ishte në gjumë”, tha Igor Cisper, avokati i shoferit, duke shtuar se nuk mund të thoshte atë që i tha.

10 persona kanë vdekur dhe mbi 40 të tjerë janë lënduar në aksidentin tragjik të autobusit i cili po vinte nga Gjermania për në Kosovë.

Të ngjashme