Baby G: Duhet ta prezantoj sërish veten sepse kam ndryshuar

Prishtinë | 07 Kor 2020 | 17:34 | Nga Ekonomia Online

Njëra nga këngëtaren e cila ka arritur të debutojë në skenën muzikore që nga paraqitja e parë është padyshim Baby G.

Këngëtarja shqiptare, e cila jeton në Angli, kishte sjellë një interpretim të veçantë të këngëve, ndërsa edhe ka eksperimentuar shumë me to.

Sidoqoftë, përpos projekteve muzikore të cilat ajo i sjell në mënyrë të vazhdueshme, edhe postimet nga përditshmëria e saj kanë rrjedhën e njëjtë.

Në një postim në rrjetin social Instagram, Baby G, ka publikuar një fotografi në të cilët duket e veshur me shumë stil.

“Më duket ta prezantoj sërish vetën sepse kam ndryshuar”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.

Teksa po shijon kohët e saj, këngëtarja ka paralajmëruar edhe projektin e ti, që do të jetë në bashkëpunim me reperin Ecsobars.

Ndërsa është në përgatitje e sipër për këngën e re, “Rap Song” mbetet hiti i fundit nga ajo, i cili erdhi në zhanrin hip-hop.

Të ngjashme