Balaj-Halimaj pas miratimit të Ligjit për Rimëkëmbje: Afro 600 milionë euro do t’u shpërndahen qytetarëve

Prishtinë | 04 Dhj 2020 | 14:45 | Nga Ekonomia Online

Zëvëndëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj, ka reaguar pas miratimit të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, përcjell Ekonomia Online.

Balaj-Halimaj ka shkruar se tani institucionet e vendit kanë mundësi që t’u dalin në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve pas humbjeve të shkaktuara nga pandemia Covid-19.

Pandemia, sipas saj, ka lënë gjurmë tek bizneset dhe në ekonomitë familjare, andaj i gjithë fokusi ynë do të jetë mbështetja e tyre në këtë kohë të vështirë.

“Krahas këtij ligji, si Qeveri e Kosovës, do të ndërmarrim edhe veprime tjera dhe do të jemi në krah të bizneseve dhe qytetarëve në funksion të tejkalimit të kësaj situate”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Postimi i plotë

Lajm i mirë, Kuvendi i Kosovës sapo miratoi në lexim të dytë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike. Tani institucionet e vendit kanë mundësi që t’u dalin në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve pas humbjeve të shkaktuara nga pandemia COVID-19.

Pandemia ka lënë gjurmë tek bizneset dhe në ekonomitë familjare, andaj i gjithë fokusi ynë do të jetë mbështetja e tyre në këtë kohë të vështirë.
Ky ligj mundëson që qytetarëve dhe bizneseve t’u shpërndahen afro 600 milionë euro në forma të ndryshme për të tejkaluar këtë krizë.

Krahas këtij ligji, si Qeveri e Kosovës, do të ndermarrim edhe veprime tjera dhe do të jemi në krah të bizneseve dhe qytetarëve në funksion të tejkalimit të kësaj situate.

Urime qytetarëve të Kosovës, miratimi i këtij Ligji!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme