Balluku: Bashkëpunim mes KESH-it dhe KEK-ut, Kosova do të marrë energji nga terminali i Vlorës

Prishtinë | 20 Qer 2022 | 12:27 | Nga Ekonomia Online

Gjatë mbledhjes së përbashkët mes Qeverive të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë në Shqipëri, Belinda Balluku, deklaroi se memorandumi i mirëkuptimit në sektorin e energjisë konsiston në bashkëpunimin mes dy institucioneve energjetike të dy shteteve, KESH dhe KEK.

Shkëmbimi i energjisë, vijoi ministrja Balluku, do të ndodhë në rastet kur Kosova të ketë teprica dhe po ashtu në rastet kur Shqipëria të ketë teprica gjatë dimrit.

“Shkëmbimi i parë ka ndodhur vitin e kaluar”, solli në vëmendje ministrja.

Gjithashtu, Balluku foli edhe për memorandumin e bashkëpunimit për terminalin e LNG (gaz të lëngshëm) në Vlorë, e cila ka si synim furnizimin e Kosovës me energji.

Ky terminal, tha ministrja, përveçse prodhon energji, ka rol kryesor edhe në transportin e gazit të lëngshëm.

Të ngjashme