BE dënon bojkotin e Ivanovit për referendumin në Maqedoni

Shkup | 27 Sht 2018 | 13:56 | Nga

Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Ivo Vajgël, thotë se vendimi i presidentit Gjorge Ivanov që ta bojkotojë referendumin është e papranueshëm dhe se Bashkimi Evropian e dënon deklaratën e tij.

“Unë mendoj se populli i Maqedonisë vendos për ardhmërinë e tij. Ai votim nuk është vetëm vendim për çështjen që ka të bëjë me Greqinë, por edhe e definon ardhmërinë euro-atlantike të vendit. Ky është moment historik dhe mundësi unikate për Maqedoninë që të afrohet drejt pjesës më të avancuar të Evropës, ajo është BE”, ka thënë Vajgël, në një intervistë për “Faktor”.

Në lidhje me thirrjet për bojkot të referendumit dhe deklaratën e partisë opozitare e cila i thirr qytetarët që vetë të vendosin se çfarë të bëjnë në ditën e referendumit, Vajgël thotë se VMRO-DPMNE jep deklarata kontroverse, të cilat nuk dërgojnë askund.

“VRO-DPMNE duhet të qëndrojë koezistente të veprimeve të saja të hershme, kur është përpjekur që Maqedoninë ta anëtarësojë në NATO dhe t’i fillojë bisedimet me Bashkimin Evropian. Opozita duhet të vazhdojë me atë veprim dhe jo ta kthejë shpinën. Madje, është e rëndësishme të thuhet se pjesa e madhe e partive popullore evropiane e përkrahin referendumin. Nëse VMRO-DPMNE edhe më tej vazhdon me deklarata të dykuptimta mund t’i humb miqtë në Partinë Popullore të Evropës”, deklaroi Vajgël.

Në pyetjen nëse referendumi do të jetë i pasuksesshëm, ai thotë se ai do të ishte hap i keq për vendin dhe porosi e keqe që do të dërgohet në Bruksel, dhe se Maqedonia nuk do të ketë mundësi të dytë në një të ardhme të afërt.

“Nuk ishte e lehtë që të fitohej mbështetje për zgjerim, edhe më rëndë që të detyrohet Greqia dhe Bullgaria ta përkrahë Maqedoninë për anëtarësimin në NATO dhe BE. Nuk e di nëse edhe në të ardhmen e afërt do të keni kësi mundësie, nëse nipërit e tuaj do të kenë mundësi të re. Mund të them se nëse vendosni për bojkot ajo do të nënkuptonte shuarje të ardhmërisë politike të Maqedonisë”, thotë Vajgël.

Të ngjashme