BE-ja dhe ShBA-ja i ofrojnë mbështetje Indisë, për shkak të situatës së rëndë që vendi po përballet

Prishtinë | 26 Pri 2021 | 08:58 | Nga Ekonomia Online

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë zotuar të ndihmojnë Indinë, derisa vendi lufton me një rritje të rëndë të rasteve me COVID-19.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, për të katërtën ditë radhazi, India të dielën vendosi një rekord global ditor të rasteve të reja.

Shifra e 349 mijë rasteve të reja e çoi totalin e të prekurve në Indi në më shumë se 16.9 milionë, dhe si rrjedhojë është vendi i dytë më i goditur në botë nga pandemia.

Në përgjigje të situatës në vendin e Azisë juglindore, Bashkimi Evropian ka aktivizuar Mekanizmin e tij të Mbrojtjes Civile, i cili po kordinohet me vendet anëtare për të dërguar me shpejtësi oksigjen dhe ilaçe.

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se SHBA-ja gjithashtu ishte e vendosur të ndihmonte Indinë, duke marrë parasysh situatën aktuale.

“Ashtu sikurse India i dërgoi ndihmë SHBA-së, derisa spitalet tona u tensionuan herët në pandemi, ne jemi të vendosur të ndihmojmë Indinë në kohë nevoje”, u shpreh Biden në Twitter.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme