BE-ja nis përballjen e dytë ligjore kundër AstraZenecas

Prishtinë | 11 Maj 2021 | 13:53 | Nga Ekonomia Online

Bashkimi Evropian nisi një proces të ri gjyqësor kundër AstraZeneca këtë të martë që mund të çojë në sanksione financiare për kompaninë për të cilën BE pretendon se ka shkelur një kontratë furnizimi për vaksinat kundër COVID-19.

AstraZeneca ka thënë se veprimi i parë ligjor i BE-së është pa meritë, duke thënë se gjithçka ishte në përputhje me kontratën, shkruan Reuters.

Avokati i BE-së tha të martën se padia e re nuk ishte e nevojshme duke pasur parasysh që tashmë ishte ka një proces që ka nisur në prill.

Një avokat i BE-së duke folur në një gjykatë belge në seancën e së martës, kërkoi që AstraZeneca të dorëzojë të paktën 120 milionë doza vaksinash deri në fund të qershorit në kërkesën e parë zyrtare të Brukselit deri më tani për vëllimin e saktë që po kërkon të marrë deri në mes të vitit.

Prodhuesi i ilaçeve anglo-suedeze fillimisht ishte zotuar të jepte 300 milionë doza vaksine nga dhjetori deri në fund të qershorit, por ka vonuar dërgesat, pasi kishte dorëzuar vetëm 50 milionë deri më tani, të cilat sipas kontratës do së bërë në janar.

Si një kompensim i pjesshëm dhe i menjëhershëm për vonesat, avokati i BE-së i tha gjykatës se kompania duhet të japë të paktën 120 milionë doza deri në fund të Qershorit.

Qëllimi i AstraZeneca është të dërgojë 100 milionë doza deri në mes të vitit, të cilat avokati i kompanisë konfirmoi në seancën dëgjimore të martën.

Avokati i kompanisë tha se AstraZeneca nuk ishte e detyruar të jepte të gjithë vëllimin e dozave të përcaktuara në kontratë sepse ajo u angazhua vetëm të bënte “përpjekjet e saj më të mira” për ta ekzekutuar atë.

Ai nuk pranoi të komentonte kur u pyet nga Reuters nëse kompania mund të pranonte kërkesën e BE-së për të dhënë 120 milionë doza deri në fund të Qershorit.

Ai po ashtu ka përmendur problemet e prodhimit dhe kufizimet e eksportit si arsye për furnizimet e vonuara në BE.

Avokati i BE-së mes tjerash tha në gjykatë se shpresojnë që pjesa e mbetur e 300 milionë dozave të kontraktuara të mund të dorëzohen nga AstraZeneca deri në shtator, megjithëse ai nuk paraqiti një kërkesë zyrtare për këtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme