Bedri Hamza synon t’ia rikthejë Mitrovicën PDK-së, VV-ja ende në dyshim

Prishtinë | 29 Kor 2021 | 21:18 | Nga Ekonomia Online

Bedri Hamza nga PDK dhe Armend Agolli nga LDK janë kandidatët e deri më tani për kryetar të Komunës së Mitrovicës.

Për tetë vite kishte shefin e njejtë.

Agim Bahtiri qeverisi me Komunën e Mitrovicës së Jugut me dy parti të ndryshme.

Fillimisht me AKR-në me pas edhe me LVV-në, Bahtiri këtë vit synim ka mandatin e tretë në krye të komunës.

Kundërkandidat i tij për momentin brenda partisë është vetëm Fatmir Hasani, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje nuk kanë treguar për televizionin nëse do të kandidojë edhe Armend Muja.

Një emër konsensual për kandidat të Komunës nga LVV është përmendur edhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

Përderisa, Vetëvendosja ende është në dilemë për kandidatin e tyre, partitë tjera i kanë zyrtarizuar tanimë kandidatët e tyre.

PDK si forca e dytë politike viteve të fundit në këtë komunë, këtë garë ia ka besuar Bedri Hamzës.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës do të synojë ta kthej partinë e tij në pushtet në këtë Komunë.

Hamza ka qenë disa herë kritikë ndaj qeverisjes së Agim Bahtirit, ku kishte deklaruar që Komuna e Mitrovicës është ndër komunat që ka më së shumti borxhe të papaguara.

Megjithatë PDK ende nuk e ka zyrtarizuar kandidaturën e tij, por ajo që e ka bërë zyrtare kandiatin është Lidhja Demokratike e Kosovës.

Partia më e vjetër në Kosovë, ka vendosur që kandidat i tyre të jetë një doktor.

Neurokirurg spinal, Armend Agolli në një shkrim të tij ka thënë se nuk do t’u premtojë qytetarëve ato që s’do të mund t’i arrijë.

Këta kandidatë ende nuk kanë filluar parafushatën e tyre, edhe pse kanë mbetur tre muaj që nga dita e zgjedhjeve lokale në Kosovë./T7

Të ngjashme