Bëhet inaugurimi i sistemit për monitorimin e të gjitha frekuencave në Kosovë

Prishtinë | 19 Sht 2022 | 12:33 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe kryeministri Albin Kurti sot kanë marrë pjesë në inaugurimin e Sistemit Nacional për Monitorim të Spektrit Frekuencor – SNMSF.

Kjo ngjarje është zhvilluar te Memoriali i Dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës, njofton Klan Kosova.

Sistemi SNMSF do të bëjë monitorimin e të gjitha frekuencave në territorin e Kosovës dhe do të ketë rol të rëndësishëm për sigurinë kibernetike të vendit.


Të ngjashme