Bekë Berisha dhe kandidatët e tjerë te AAK-së diskutojnë për diasporën dhe Mitrovicën

Prishtinë | 28 Jan 2021 | 19:02 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha me kandidatët e tjerë të AAK-së kanë diskutuar për diasporën dhe Mitrovicën.

“Vizitë e kandidatëve në degën e Istogut”, ka shkruar ai.

 “Sot në Shtab me shumë kënaqësi mirëprita në vizitë Arbnore Hasanin, kandidate për Deputete në Kuvendin e Kosovës nga Diaspora me nr 73, dhe Blerim Meholli, kandidat nga Mitrovica me nr 78”, u shpreh Berisha.

“Në takim përveç mirëpritjes, padyshim që nuk mungoi as diskutimi për tema të ndryshme duke përfshirë diasporën edhe Mitrovicën”, shtoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme