Bekë Berisha premton kontribut të veçantë për bizneset që kanë humbur gjatë pandemisë

Prishtinë | 06 Shk 2021 | 14:49 | Nga Ekonomia Online

Kompania “Ananas Impex”, në Podujevë ka pritur në vizitë kandidatin pēr deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Drejtori i “Ananas Impex” Bajram Hajdari tha se kjo kompani merret me prodhimin e barishteve, erëzave dhe perimeve të thara, i cili ka fituar besimin e konsumatorëve.

Berisha u zotua se do të japë kontributin më te madh për bizneset që kanë humbur gjatë pandemisë në këtë rast edhe kompaninë “Ananas Impex”.

Njoftimi i plotë:

Sot isha në vizitë në kompanin “Ananas Impex” në Podujevë, me drejtor gjeneral z.Bajram Hajdari Kjo është një storie e suksesit për prodhuesit vendor, “Ananas Impex” bën prodhimin e barishteve, erëzave, supave dhe perimeve të thara ku me produktet e saja kanë fituar besimin e konsumatorëve. Aleanca do të krijojë klimë të përshtatshme që prodhuesit vendorë të operojnë lehtësisht në tregun e brendshëm dhe të jashtëm. Kosova AAK 4 Viktor AAK 135

Bekë Berisha garon me numrin 4 në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Të ngjashme