Beqa: Do të jap maksimumin për qytetarët si deputet i ardhshëm

Prishtinë | 03 Shk 2021 | 16:15 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet, Hajdar Beqa, tha se ndjehet i privilegjuar që është pjesë e listës së PDK-së.

Beqa tha se nëse arrin të fitoj mandatin e deputetit do të jap maksimumin për t’i adresuar problemet e qytetarëve.

Tutje njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë

Sot edhe zyrtarisht ka nisur fushata parazgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit

Unë ndihem i privilegjuar që jam pjesë e listës së kandidateve për deputet të Partisë Demokratike të Kosovës të cilës i prin kryeministri në ardhje Prof.Dr.Enver Hoxhaj

Siç edhe ju e dini gjatë dy mandateve të mia si deputet i Kuvendit të Kosovës kam dhënë maksimumin, siç do ta jap sërish si deputet i ardhshëm i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

28 është numri im në listën e kandidateve për deputet të PDK-së.

Kërkoj mbështetjen tuaj

I juaji Hajdar Beqa

#PDK134

#HajdarBeqa28

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme