Berisha: Baza kryesore e udhëheqjes time do të jetë turizmi i Istogut

Prishtinë | 28 Sht 2021 | 12:53 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të Istogut nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka thënë se Istogu është një hapësirë e vogël gjeografike por me një potencial të jashtëzakonshëm sa i përket turizmit.

Berisha përmend se ndër prioritet e tij në qeverisjen e ardhshme të Istogut do të jetë turizmi e cila konsiderohet të jetë baza kryesore e zhvillimit të një vendi.

Postimi i plotë:

Istogu, një hapësirë e vogël gjeografike por, me potenciale të shumta turistike për banorët e këtij vendi, ashtu edhe për turistët e huaj.

Në qeverisjen time, kjo pikë është një ndër prioritetet e mia, pasiqë turizmi është edhe baza kryesore e zhvillimit të një vendi.

Për Istogun e guximit dhe urtësisë.#Meqytetarët121

https://www.facebook.com/beke.berisha.7/videos/399162594948364

Të ngjashme