Biden fal të dënuarit për posedim të sasive të vogla të drogës

Prishtinë | 07 Tet 2022 | 12:25 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i amerikës, Joe Biden ka falur të gjithë amerikanët që janë dënuar në nivel kombëtar për posedim të sasive të vogla të marihuanës.

Zyrtarët vlerësojnë se nga ky veprim i Bidenit do të përfitojnë rreth 6 mijë e 500 njerëz me dënime që njihen si ‘federale’ për këtë vepër, shkruan BBC.

Askush nuk është aktualisht në burgun federal vetëm për posedim të marijuanës. Shumica e dënimeve ndodhin në nivel shtetëror.

“Dërgimi i njerëzve në burg për posedim marijuanë ka shkatërruar shumë jetë, për sjellje që shumë shtete nuk e ndalojnë më”, është shprehur Biden.

Të ngjashme