Blendi Idrizi shënon golin e parë në Bundesligë me fanellën e Schalkes

Prishtinë | 15 Maj 2021 | 18:29 | Nga Ekonomia Online

Bundesliga ka prodhuar një rezultat të befasishëm në ditën e sotme ku Schalke 04 ka mundur Eintracht Frankfurtin me rezultatin 4-3.

Schalke ka rënë nga elita e futbollit prej kohësh dhe kishte vetëm 10 pikë në fundin e tabelës, por ky klub në ndeshjet e mbetura po iu jep hapësirë futbollistëve të rinj, shumica që kanë dal nga akademia e klubit.

Sot ishte pikërisht momenti i futbollistit shqiptar që luante për Kosovën U-21, Blendi Idrizi.

Sulmuesi 23-vjeçar shfrytëzoi një pasim të bukur të Klaas-Jan Huntelaar për të dërguar topin në rrjetë.

Kjo ishte vetëm ndeshja e tij e dytë, pasi debutoi një javë më parë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme