Kolonat e gjata disa kilometërshe, janë rutinë që shoqërojnë pothuajse çdo ditë qytetarët që jetojnë apo ia mësyjnë Prishtinës.
Por, gjendja sot në hyrje të Prishtinës sot është më e bllokuar se zakonisht.
Në autostradën Fushë Kosovë-Veterrik tash e një kohë të gjatë shumë vetura janë mbetur të bllokuara.
Në fotografitë nga autostrada, shihet kolona e gjatë disa kilometërshe e veturave që po presin, përcjell Insajderi.