Borelli do të merret personalisht me Kurtin e Vuçiqin më 18 gusht, konfirmon ftesat

Prishtinë | 06 Gus 2022 | 08:41 | Nga Ekonomia Online

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka njoftuar se ka ftuar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për një takim më 18 gusht në Bruksel.

Në këtë takim, ndërmjetësues do të jetë vetë Borrell.

“Kam ftuar Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin më 18 gusht në Bruksel, për të diskutuar rrugën përpara ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, ka shkruar Borrell.

Të ngjashme