Britney Spears e emëron motrën si administruese e besuar e financave të saj

Prishtinë | 26 Gus 2020 | 12:06 | Nga Ekonomia Online

Motra e Britney Spearsit, Jamie Lynn Spears, është emëruar administruese e besuar e financave të këngëtares. Kështu ka bërë të ditur portali “The Blast”.

Sipas publikimit të tyre të fundit, dokumentet e reja gjyqësore tregojnë se 29-vjeçarja Jamie Jynn është emëruar kujdestare e trustit “SJB Revocable Trust”, që është krijuar për ta mbrojtur pasurinë e yllit të muzikës pop, Britney Spears.

Detyra e Jamie Lynnit është që të sigurohet që të hollat e së motrës të trashëgohen nga dy djemtë e saj, Sean dhe Jayden, në rast se ajo vdes. Britney Spears vazhdon të jetë përfituese e vetme e këtij trusti sa të jetë gjallë, transmeton Koha.

Jamie Lynn thuhet se ka kërkuar që “Fidelity Financial Management”, të shërbejë si këshilltar financiar dhe të krijohen llogari të bllokuara për ta mbrojtur pasurinë e motrës së saj. Deri më tani, gjykata nuk e ka autorizuar këtë kërkesë të saj.

Trusti “SJB Revocable Trust” është krijuar në vitin 2004, katër vjet para se të fillonte marrëveshja për kujdestari ligjore mbi vendimet financiare dhe shëndetësore të Britney Spearsit. Besohet se babai i këngëtares i cili aktualisht shërben si kujdestarë ligjorë i saj, e ka pranuar kërkesën e Jamie Lynnit.

Javën e kaluar avokati i Spearsit, Samuel D Ingham III, deklaroi se klientja e tij është kundër rikthimit të babait në rolin e kujdestarit të saj ligjorë, duke preferuar që menaxheri i saj Jodi Montgomery të bëhet zëvendësimi i përkohshëm i tij.

Por, gjykatësja Brenda Penny e ka zgjatur të drejtën e babait të këngëtares në rolin e kujdestarit ligjorë, deri më 1 shkurt të vitit 2021.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme