Burri në Pejë tenton t’i japë fund jetës, e shpëton vëllai

Prishtinë | 29 Sht 2022 | 09:46 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00 në fshatin Jabllanicë e Madhe në Pejë, ku një person dyshohet se ka tentuar që t’i japë fund jetës së tij.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se 44-vjeçari është dërguar atje nga famijarët në gjendje të rëndë, pasi i njëjti kishte tentuar që të vetëvaret. Por pas intervenimit të ekipit mjekësor, gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar dhe i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë intervistuar vëllain e viktimë. Ai ka deklaruar se e ka gjetur vëllain e tij të vetëvarur në një pemë, teksa nuk dihen motivet që e shtynë atë të bëjë një veprim të tillë.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’.

Të ngjashme