Burri nga Klina e shet veturën që e kishte marrë me qira

Prishtinë | 28 Jan 2022 | 09:31 | Nga Ekonomia Online

Policia në Klinë ka arrestuar një person i cili e ka shitur një veturë të cilën e kishte marrë me qira.

Rasti ka ndodhur më 4 janar, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Vetura i është kthyer pronarit, ndërkaq i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

“Klinë 04.01.2022 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ditë më parë i njëjti kishte marr me qira një veturën nga viktima mashkull kosovar dhe më pas e kishte shitur. Vetura i është kthyer viktimës, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme