Çfarë nuk po shkon në foton e Borrell me Kurtin?

Prishtinë | 07 Tet 2021 | 09:07 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryediplomati evropian, Josep Borrell, u fotografuan bashkë të mërkurën në samitin e BE-Ballkani Perëndimor në Brdo të Sllovenisë.

Pasi Borrell postoi fotografinë në rrjetin social Twitter, në faqen e tij zyrtare, dikush vërejti se diçka është paksa e çuditshme.

Nëse e shikoni imazhin, duket sikur Kurtin dhe Borrellin i ndan një fije xhami në mes, por nëse e analizoni më thellë, mund të kuptoni se kryediplomati evropian thjesht ka vendosur dorën prapa shpinës.

“Fotografia është disi e çuditshme, sikur dy politikanët janë të ndarë nga një fije xhami. Kjo mund të përfaqësojë në mënyrë figurative një pengesë që Borrell përpiqet të fshihet pas realitetit në Ballkanin Perëndimor, ndërsa Kurti përpiqet t’i shpjegojë atij këtë realitet”, tha njëri nga komentuesit pasi pa fotografinë ‘e çuditshme’.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme