Comodita Home mirëpret bashkëatdhetarët me kampanjën “Welcome Home”

Prishtinë | 04 Gus 2021 | 12:06 | Nga Ekonomia Online

Nuk ka vend si shtëpia.

Në shtëpi gjejmë sigurinë dhe rehatinë, vendi më i njohur për ne. Ndjenja e lidhjes me shtëpinë egziston te secili prej nesh, sepse ajo na ofron ngrohtësinë që nuk e gjejmë askund tjetër. Është vendi më i dashur ku mblidhet e të gjithë familja, krijohen kujtimet e ndahen buzëqeshjet.

Për krijimin e ambienteve komode të shtëpisë, brendi më i madh i produkteve të gjumit, kuzhinës, aksesorëve e banjos Comodita Home ka menduar me risitë që sjell vazhdimisht, kësaj here të mirëpret bashkëatdhetarët me oferta ekskluzive dhe të gjithë ata që dëshirojnë të ndryshojnë shtëpitë e tyre me produkte të reja.

Për mirëpritjen e bashkëatdhetarëve tanë dhe të gjithë klientëve besnikë, Comodita Home që nga 15 Korriku ka filluar me kampanjën “Welcome Home” duke sjellë ofertat më të mira dhe zbritje deri në 70% në të gjitha kategoritë e produkteve. Ju keni mundësinë të blini të gjitha produktet që gjithmonë i keni dëshiruar për shtëpinë tuaj të ëndrrave!

Personazhi i arushës të Comodita Home e cila adhuron gjumin në dyshekun Hybrid tashmë ka filluar një aventurë të re! Çdo ditë ajo po mirëpret mërgimtarët tanë anë-mbanë botës tek vijnë në Kosovë në aeroportin “Adem Jashari”.

Nuk po mungojnë as aktivitetet në çdo dyqan. Derisa bëni pazar në Comodita Home, secili prej jush mund të shijoj një kafe turke. Me blerjen e kafes turke ju do të keni mundësi të jeni fitues fatlum i Fiat 500, parave të gatshme e shumë e shumë shpërblime të tjera. Por, për Diasporën tonë ka edhe një ofertë extra të veqantë, ku me blerjen e kafes Prince secili fiton Voucher një muaj falas për Nimi Tv.

Comodita Home këtë verë po ofron rehatinë te adhuruesit e filmave me ulëset Lounge Chair në festivalet Anibar dhe Dokufest.

Kampanja “Welcome Home” si koncept fokusohet te freskimi i shtëpisë me produkte të reja që i përshtaten stinës, duke kthyer ambientet e përditshme në hapësira të këndshme jetese. Prandaj edhe si simbolikë në çdo cep të Kosovës po ju shpërndahen qytetarëve nga një “çelës i shtëpisë”, më të cilin përfitojnë -5% extra zbritje përpos ofertës deri në 70% në të gjitha produktet Comodita.

Kampanja “Welcome Home” zhvillohet në të gjitha dyqanet Comodita Home, online nga shtëpia nëpërmjet webfaqes www.comoditahome.com, në rrjetet sociale në Facebook dhe Instagram, emisionin e shitjes Comodita TV Shop, si dhe përmes qendrës së thirrjeve të Comodita Home duke telefonuar pa pagesë në numrin 0800 25 000. Nga blerjet online dhe nëpërmjet telefonit ju përfitoni edhe transportin e produkteve falas në tërë Kosovën.

Mirë së vini në shtëpi!

Comodita Home

Të ngjashme