Daka i ndërprenë fjalimin Kurteshit, thotë se KQZ-ja asnjëherë s’ka qenë më e politizuar

Prishtinë | 06 Shk 2021 | 11:45 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Mbledhja e radhës e KQZ-së, e mbajtur të shtunën, sikur ato të kaluarat është karakterizuar me diskutime të ashpra ndërmjet anëtarëve, raporton Ekonomia Online.

Në këtë mbledhje kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka i ka ndërprerë fjalën anëtarit të VV-së, Sami Kurteshit, i cili në fjalimin e tij tha se rezultati i 14 shkurtit do të jetë shumë i mirë.

“Ka përpjekje me i dezorientua votuesit. Është VV-ja që po i pengon. Votimet do të bëhen dhe me shumë dëshirë po e presim. Votimi të lehtësohet sa më shumë që mundet në aspektin teknik e administrativ. 14 shkurti do të vjen dhe do dalin rezultatet dhe ne jemi të bindur që do të jetë një rezultat shumë i mirë. Kjo që po ngjanë është fushatë e zgjedhjes”, ka thënë Kurteshi

E pas kësaj Daka i ka ndërprerë fjalën atij, duke i kërkuar të mos bëjë fushatë. Daka ka thënë se KQZ-ja në këto zgjedhje është politizuar shumë.

“Asnjëherë KQZ-ja nuk ka qenë më e politizuar”, ka thënë ajo.

Këtij debati i parapriu votimi i formularëve për deputet, në të cilin s’është emri i Albin Kurtit dhe kandidatëve tjerë të dënuar.

Ndërsa, Burim Ahmetaj nga Sekretariati i KQZ-së, ka thënë se janë duke pranuar pakot që fletëvtomiëve nga jashtë vendit

“Po pranojmë pakot e fletëvotimeve që po vijnë përmes postës nga jashtë vendit. Në praktikë kemi hasur në vështirësi sidomos me postat e shpejta. Ajo që jemi autorizua nga KQZ-ja për ta bërë vështirë se do ta bëjmë për shkak të mungesës së stafit. Kemi ardhur me një përfundim që pakot apo zarfet me fletëvotimet që vijnë me postën e shpejt është që të mbahen në pritje në objektet e tyre dhe sekretariati pastaj ta bëjë bartjen në vendin ku do të ruhen në një kohë të caktuar që e kemi paraparë të jetë ora 3 e pasdites.  Kjo është opsioni i vetëm i realizueshëm dhe kërkojmë autorizim nga KQZ-ja për ta bërë në këtë formë procedurën e bartjes së fletëvotimeve. Janë tri posta deri më tash të regjistruara”, ka thënë ai.

Të ngjashme