Dardan Sejdiu reagon pas rezultateve të “exit poll”-eve

Prishtinë | 14 Shk 2021 | 20:36 | Nga Ekonomia Online

Ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, ka reaguar pas mbylljes së vendvotimeve dhe publikimit të “exit poll”-eve të para sa i përket rezultatit final.

Sejdiu ka thënë se një prej lajmeve të mira është që KQZ ka organizuar zgjedhjet mirë edhe përkundër situatës, derisa shton se rezultati zgjedhor që e nxjerr Vetëvendosjen të parën mundëson një qeverisje afatgjate.

Reagimi i plotë:

Disa lajme të mira sot:

  1. Zgjedhje të qeta dhe mirë të organizuara, përkundër situatës së jashtëzakonshme;
  2. Rezultat zgjedhor që sjellë mundësi për qeverisje stabile dhe afat-gjate me subjekt që nuk ka qeverisur e që ka mjaftueshem fuqi elektorale për të transformuar shoqërinë.

Kjo fuqi elektorale e rrit edhe përgjegjësinë karshi qytetarëve! Kjo duhet të përkthehet në politika transformuese, llogaridhenie dhe mbase ngritje të mirëqenies për qytetarët e kësaj Republike!

Urime e suksese

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme