Daut Haradinaj: Kryeqyteti i Kosovës nuk ka kuptim pa shtatoren e Adem Jasharit

Prishtinë | 27 Kor 2021 | 16:06 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, së bashku me një pjesë të ekipit të tij, ka nënshkruar peticionin për vendosjen e shtatores së heroit tonë kombëtar Adem Jashari.

Ai tha se kryeqyteti i Kosovës, nuk ka kuptim pa shtatoren e tij.
Ndër të tjera Haradinaj ka përgëzuar Plisat për këtë iniciativë, ku tha se ky projekt do të realizohet bashkërisht me kërkesat e tyre.
“Nënshkrova sot peticionin e Plisave për vendosjen e shtatores së heroit tonë kombëtar Adem Jashari.

Kryeqyteti i Kosovës, nuk ka kuptim pa shtatoren e tij, vlerat tona historike kombëtare janë imazhi i parë i një shoqërie që respekton të kaluarën duke shikuar nga e ardhmja e sigurtë e cila në themelet e saj ka sakrificen sublime të burrave e grave të vendit tanë.
I përgëzoj Plisat për këtë iniciativë tepër të qëlluar, ky projekt do të realizohet bashkërisht me kërkesat e tyre”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Të ngjashme