Deputetët diskutojnë për situatën me zjarret, kërkojnë që të bëhet më shumë për zjarrfikësit

Prishtinë | 06 Gus 2021 | 12:35 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetët e Kuvendit kanë diskutuar edhe për rrezikimin e Kosovës nga zjarret, duke theksuar kushtet e vështira që përballen zjarrfikësit, raporton Ekonomia Online.

Arbër Rexha Nga VV tha se situata me zjarret nuk është një situatë e kënaqshme për vendin, duke përfshirë këtu kushtet e vështira të zjarrfikësve.

“Kosova kohëve të fundit është përballur me një situatë jo të mirë me zjarret, duke e vështirësuar punën e zjarrfikësve dhe ata tashmë janë në luftë kundër zjarrit, sistemi i ujitjes është jashtë funksionit, dhe sistemi i urgjencave është i nevojshme”, tha

Edhe Time Kadriaj nga AAK, tha se tri situatat që duhet punuar më shumë janë situata me zjarret, spitalet dhe Ligji i Pagave.

“Situata me zjarrin është e vështirë andaj kërkoj që të bëhet më shumë në këtë drejtim, po ashtu kërkoj nga ministri i Shëndetësisë që të vizitojë spitalet dhe kushtet e tyre dhe të punohet më shumë në ligjin e pagave”, tha Kadriaj.

Të ngjashme