Diskutohet për ekstremizmin e dhunshëm në vend dhe rajon

Prishtinë | 13 Mar 2019 | 12:06 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së sotme është mbajtur konferenca rajonale me temën “Kërcënimet nga ekstremizmi i dhunshëm në Kosovë dhe rajon – Çka tutje?”, kjo është organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS).

Në këtë konferencë u diskutua për ekstremizmin e dhunshëm në Kosovë, ku u tha se në Kosovë nuk është eliminuar rreziku ndaj kësaj dukurie.

I pranishëm në këtë konferencë ishte Peter Van der Bloemen, zëvendësambsador në Ambasadën e Mbretërisë së Holandës, që tha se ofron gatishmëri të madhe ndaj Kosovës për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm.

Koordinator nacional për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm në Republikën e Kosovës, Fatos Makolli, tha se është një sfidë parandalimi i ekstremizmit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme