Dodik-Thaçit: Republika Serpska s’ka pretendime ndaj Kosovës, ajo është në Serbi

Prishtinë | 10 Maj 2019 | 13:33 | Nga Ekonomia Online

Mos e përmend Republika Serpskën, po e pate më lehtë, ta them – Serpska nuk ka kurrfarë pretendimesh territoriale ndaj Kosovës, meqë Kosova është në Serbi, citojnë mediat serbe kryesuesin e Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, Millorad Dodikun, t’i ketë thënë presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në samitin e Berdo-Brijune në Tiranë, transmeton Koha.net.

Dodik i tha Thaçit të pushojë së përmenduri Republika Serpskën dhe të flasë në mënyrë kritike për të, meqë RS nuk është imagjinare por realitet, raportojnë këto medie.

Dodik iu ka reaguar Thaçit pasi ky i fundit gjatë seancës plenare të samitit Berdo-Brijune në Tiranë tha se “nuk do të lejojë një Republika Serpska në Kosovë”, duke kërkuar prej tij të pushojë së përmenduari Republika Serpskën, meqë ajo është kategori kushtetuese, e konfirmuar në Dayton, se ka Kushtetutën dhe territorin e vet.

“Mos e zërë në gojë Republika Serpskën. Po e pate më lehtë, ta them: Serpska nuk ka kurrfarë pretendimesh tyerritoriale ndaj Kosovës, meqë Kosova është në Serbi”, citon FoNet të ketë thënë Millorad Dodik, dje, në Tiranë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme