Dua Lipa e ftuar tek Jimmy Fallon: Ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme të punoja me artistë të mëdhenj

Prishtinë | 05 Nën 2020 | 16:25 | Nga Ekonomia Online

Dua Lipa e ftuar ne emisionin “The tonight show” flet rreth të rejave më të fundit.

Dua Lipa është një nga këngëtaret shqiptare më suksesshme në botë e cila gëzon miliona fansa anë e mbanë botës.

Ajo ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në “The tonight show” të Jimmy Fallon, ku ka inkurajuar fansat e saj amerikanë zgjedhjet presidenciale.

“Për të qenë e sinqertë, të gjithë e dimë ndikimin që kanë këto zgjedhje në çështjen e emigrantëve, pandemisë dhe shumë tema delikate me ndikim global. Mendoj se është shumë e rëndësishme të kuptohet se të gjithë duam të shohim ndryshime, barazi dhe besoj se të votosh është diçka shumë e rëndësishme. Të rinjtë duhet të votojnë dhe të sigurohen se zëri i tyre duhet të dëgjohet”

Po ashtu, ajo foli edhe për këngën e re “Fever” që del me videoklip të premten dhe është në bashkëpunim me artisten belge Angel.

“Ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme të punoja me artistë të zotë dhe për të qenë e sinqertë nuk do kishte ndodhur po të mos ishte për izolimin nga pandemia. Ishte shumë bukur dhe u kënaqa shumë. “

Jimmy e pyeti këngëtaren rreth koncertit i cili do të titullohet “Studio 2054”dhe ajo deklaroi se:

“Jam shumë e emocionuar se nuk pata mundësinë të zhvilloja turin e planifikuar këtë vit. Dhe është paksa e veçantë, si një opsion për këto kohë. Më duket më shumë si një emision televiziv i imi”

Disa muaj më parë Dua festoi një super sukses, pasi arriti të bëhet femra e parë në industrinë e muzikës botërore me 4 këngë me nga 1 miliardë klikime në Spotify, “Neë Rules”, “One Kiss”, “IDGAF” dhe “Don’t start now”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme