Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi së bashku me kryetarin e Komunës së Istogut Haki Rugova kanë vizituar palestrën e qytetit, raporton Ekonomia Online.
Ministrja Dumoshi me këtë rast i ka ofruar mbështetje kreut të kësaj komune për realizimin edhe të projekteve tjera.
Ndërsa kryetari Rugova theksoi se ky projekt do të përfundojë së shpejti.
“Ky projekt përfundon shumë shpejt dhe është projekt i MKRS-së. Ka vullnet të dyanshëm”.
Të dy kanë vizituar edhe punimet ne memorialin Ibrahim Rugova si dhe stadiumin e qytetit.