Dy persona humbën jetën dhe 340 të tjerë u infektuan me COVID-19 në Bosnje

Prishtinë | 04 Sht 2020 | 15:56 | Nga Ekonomia Online

Në 24 orët e fundit, 340 raste të reja të infektimit me coronavirus u regjistruan në Bosnjë dhe Hercegovinë gjersa dy persona kanë vdekur.

Në Federatën e Boshnjake, u testuan 1,712 mostra, nga të cilat 263 ishin pozitive për COVID-19.

Rastet e reja janë regjistruar në të gjitha kantonet, përveç në Podrinje, raporton klix.ba.

Në rastin e Republikës Serbe, 573 mostra u testuan në 24 orët e fundit dhe coronavirusi u konfirmua te 77 persona.

Që nga fillimi i pandemisë në Bosnje, një total prej 17,702 njerëz janë infektuar me virus. Numri i viktimave është rritur në 519 që nga fillimi i epidemisë.

Të ngjashme