Dy raste të falsifikimit të kartëmonedhës 500 euro

Prishtinë | 20 Nën 2021 | 13:02 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë raportuar dy raste të falsifikimit të kartëmonedhës 500 euro.

Rasti i parë është raportuar në Fushë Kosovë. Atje është raportuar se një bankë ka pranuar një kartëmonedhë 500 euro, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Fushë Kosovë 11.11.2021 – 20:50. Me 19.11.2021 nga një bankë është raportuar se kanë pranuar një monedhë prej 500 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha është konfiskuar për ekzaminim. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Rasti i dytë vjen është raportuar në Prizren. Edhe në Prizren banka ka raportuar se kanë pranuar një kartëmonedhë 500 euro, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha është konfiskuar për ekzaminim nga policia dhe rasti vazhdon të hetohet.

“Rr. Ekrem Rexha, Prizren 16.11.2021 – NN. Me 19.11.2021 nga banka është raportuar se kanë pranuar një monedhë prej 500 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha është konfiskuar për ekzaminim. Rasti është duke u hetuar”, thuhet më tutje në njoftim. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme