Dy të mitur arrestohen në Pejë pasi vodhën dy trotinetë elektrikë

Prishtinë | 14 Gus 2022 | 13:48 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Pejë, me datën 10.08.2022, rreth orës 21:20, nga viktima ёshtё informuar se nё rrugёn “Dervish Rozhaja” ne Pejё, gjatё natёs sё datёs 09.08.2022, persona tё dyshuar i kanё vjedhur dy trotinetë elektrik nё vlerё prej nёntëqind eurosh.

Pas një pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, me datë 13.08.2022, janё identifikuar dhe arrestuar dy persona tё dyshuar (tё mitur), por dyshohet se vjedhjen e kanё kryer se bashku me dy persona tё tjerё tё moshёs madhore tё cilёt gjinden nё arrati.

Të ngjashme