Editimi i gjeneve mund të ndihmojë në luftimin e obezitetit

Prishtinë | 17 Dhj 2018 | 19:44 | Nga Ekonomia Online

Shkencëtarët janë duke punuar në një metodë të re për modifikimin e gjeneve tek personat që janë duke tentuar të humbasin peshë, me qëllim që të sulmojnë obezitetin.

Hulumtuesit kanë thënë se me ndryshimin e CRISPR, mjet që bën editimet në AND, qelizat mund të ndryshojnë duke parandaluar njerëzit që të mos ndjehen të tunduar nga ushqimet me plot kalori.

Kjo mund të realizohet duke përdorë CRISPR-A, A-ja qëndron për aktivizim – që përdoret për t’i nxjerrë në pah gjenet që ulin apetitin.

Ky sistem është i ndryshëm nga CRISPR sepse nuk e shkurton gjenomin mirëpo plotëson aktivitetet e gjeneve specifike.

Të ngjashme