Ejupi-Hajzeraj: Kur vjen puna për Kosovën, Haradinaj nuk lëshon pe asnjëherë

Prishtinë | 28 Jan 2021 | 20:09 | Nga Ekonomia Online

Kandidatja për deputete e AAK-së, Pranvera Ejupi-Hajzeraj, tha se kur vjen puna për Kosovën, Ramush Haradinaj nuk lëshon pe asnjëherë.

Sipas Elupi-Hajzeraj, Haradinajt  është  njeri i veprimit, siç thotë ajo, “tani Kosovës nuk i duhet qeverisje teorike e as filozofike, e aq me pak te zbehta por i duhet qeverisje e bazuar në plan konkret të veprimit dhe energji e madhe për ta zbatuar atë.”

 “Një njeri që nuk luan me sovranitetin dhe i ka dhënë shumë Kosovës”, thotëajo.

“Si në luftë ashtu në paqe”, shtoi kandidatja e AAK-së.

Ajo ndër të tjerash ka shprehur keqardhje se sa shumë flitet për diasporën vetëm kur është koha e zgjedhjeve.

“Partitë politikë duan të jenë me atraktive kur flitet për diasporën. Diaspora jonë ka dhënë tepër për Kosovën duke u nisur nga 3% kur jemi dalë,  mërgata jonë shumë të holla kanë dërguar në Kosovë. Kur flitet për diasporën dhe dikush e merr guximin me ofendua publikisht ajo është për keqardhje”, thotë ajo, në Frontal.

Ajo më tej ka theksuar se partia nga e cila vjen ajo, i është dhënë shumë hapësirë për të dhënë më shumë për Kosovën.

E pyetur rreth punës të cilën e kryen në divizionin e dhomave te posaçme të Speciales, ajo ka thënë se të gjitha Kompetencat i ka Ministria e Drejtësisë, ajo u shpreh se “ne punojmë me ligjet ne fuqi. Ju lutem për mirëkuptim tuaj, nuk mund të jap më shumë informata për shkak se të gjitha dokumentet janë të klasifikuara me vendim qeveritar.”

Më tej ajo ka theksuar se të gjithë të akuzuarit, ata që kanë qenë ushtarë te lirisë do ta kenë mbështetjen e shtetit.

Ndërkaq sa i përket premtimeve që i jep Haradinaj në fushatë, ajo thotë se programi i detajuar që ka Aleanca dhe Haradinaj e ka dëshmuar në të gjitha kohërat që nga lufta e deri ne paqe.

“Ai është dëshmuar sa herë, kemi pasur situata shumë të ndjeshme dhe shumë delikate dhe ai i ka përfunduar”, thotë ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme