Eksplodon mjeti shpërthyes në Gjilan, dëmtohen katër vetura

Prishtinë | 23 Nën 2019 | 11:42 | Nga Ekonomia Online

Të premten rreth orës 00:42, persona të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes në një parking veturash në rrugën “Shaban Cernica” në Gjilan.

Si pasojë e shpërthimit, janë dëmtuar katër automjete me targa vendore.

“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, nuk raportohet për të lënduar apo ndonjë person të arrestuar, nuk dihet motivi i këtij rasti”.

“Policia po e trajton rastin si ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme