Eliza Hoxha thotë se rimëkëmbja e mjedisit është mëse e nevojshme

Prishtinë | 11 Shk 2021 | 15:01 | Nga Ekonomia Online

Kandidatja për deputete nga PDK-ja, Eliza Hoxha, tha se rimëkëmbja e mjedisit në Kosovë është mëse e nevojshme.

Hoxha tha se Kosova duhet të synojë zhvillimin e qëndrueshëm dhe sfidat mjedisore t’i kthej në mundësi përmes teknologjisë miqësore me mjedisin.

“Ndryshimet klimatike dhe emetimet e gazrave SER tash e sa vite ndikojnë negativisht mjedisin. Në kohën e mbylljes totale gjatë pandemisë pamë një gjëtë jashtëzakonshme, se si mjedisi natyror po rimëkëmbej e bota po rinatyrohet”, tha ajo.

“Përmes marrëveshjes së re të gjelbër, Evropa synon një ekonomi të qëndrueshme me zvogëlimin e SER dhe me energji të pastër. Edhe Kosova duhet të synojë zhvillimin e qëndrueshëm dhe sfidat mjedisore dhe klimatike t’i kthej në mundësi përmes teknologjive miqësore me mjedisin, ndërtesave me eficiente përkrahjes së industrive inovative etj. Lumenjtë pyjet dhe peisazhi i përgjithshëm në Kosovë, janë vetë jeta e Kosovës, andaj rimëkëmbja e këtij sektori është rimëkëmbja e vetë jetës sonë”, shtoi ajo.

Ndryshe, Eliza Hoxha në këto zgjedhje garon me numrin 3.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=3853701327985070&id=159214480767125

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme