Fajtorin për taksën kërkojeni në Beograd

Prishtinë | 10 Gus 2019 | 10:56 | Nga Jakup Krasniqi

Ajo që duhet thënë në mënyrë të qartë është, se taksa nuk është vendosur kundër asnjë njeriu të Kosovës, as ndaj pakicës serbe, madje as kundër bizneseve serbe, por është vendosur kundër politikës armiqësore serbe.

Madje qytetarët serbë të Kosovës dhe bizneset serbe në Serbi, të gjitha ankesat që kanë duhet t’i drejtojnë kundër qeveritarëve serbë të Beogradit.

Ata janë përgjegjësit kryesor të të gjitha raporteve serbe e shqiptare.

Nëse ka dhe ka lumenj gjaku në mes serbëve e shqiptarëve, të gjitha përgjegjësit janë në Beograd dhe askund tjetër.

Të ngjashme