Fatmir Limaj me lajme të rrejshme bën fushatë kundër Enver Hoxhajt

Prishtinë | 28 Jan 2021 | 17:00 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, gjatë një takimi elektoral që ka mbajtur sot në Malishevë, ka kaluar kufijtë e korrektësisë, duke e goditur politikisht dhe me lajme të rrejshme Kryetarin e PDK-së, Enver Hoxhaj.

Limaj është shërbyer me një fake news të rrjeteve sociale, për të bërë fushatë kundër Hoxhajt, pasi që PDK kishte vendosur të mos garonte në zgjedhjet e 14 shkurtit në koalicion me Nismën, por që ta ruante identitetin e saj.

“Në kohën kur unë se bashku më bashkëluftëtarë të mi dhe tjerë luftonim për lirinë e Kosovës, Enver Hoxhaj nga Vjena thoshte se do të kërkojë azil në Beograd, nëse UÇK e fiton luftën. Prandaj, i ftoj të gjithë bashkëluftëtarët e mi që të mos e votojnë dikë i cili më dëshirë do të kërkonte azil në Beograd sesa të shihte fitoren e UÇK-së”, ka thënë Limaj.

Kjo deklaratë e Fatmir Limajt për Enver Hoxhajn lidhur me UÇK-në është një fake news i shpërndarë në Facebook,  me qëllim për ta goditur Hoxhajn, i cili po e drejton PDK-në pas shkuarjes në Hagë të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, dhe me qëllim për ta konfuzuar elektoratin e PDK-së si trashëgimtare të UÇK-së.

Enver Hoxhaj tash e 20 vjet është ndër bashkëpunëtorët më të afërm të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, me të cilët ka punuar për pavarësinë dhe shtet-ndërtimin e Kosovës

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme