Fëmijët kërkojnë nga institucionet përgjegjësi për Rezolutën e miratuar një vit më parë

Prishtinë | 19 Nën 2018 | 10:23 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në ditën e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve, fëmijët e grupit “Respektoni të Drejtat Tona- ROR, kanë folur rreth Rezolutës së Fëmijëve të Kosovës.

Ata në këtë ditë kanë kërkuar nga institucionet e vendit, të dinë se çfarë ka ndodhur me Rezolutën e ëmijëve, e miratuar një vit më parë.

Trina Hoti, kryetare e grupit “Respect our Rights”, në një konferencë për media, ka thënë se sot do të mbahet një takim në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, një takim me deputetët dhe ministrat, ku do të diskutohet për rezolutën e fëmijëve të Kosovës e cila është hartuar dhe miratuar një vit më parë nga fëmijët.

“Sot pas një viti ne duam të dimë çfarë ka ndodhur me Rezolutën që në të janë kërkesat që ne kemi bërë,  nëse rekomandimet tona kanë zënë vend në agjendën shtetërore apo thjeshtë janë lenë në harresë dhe nga ky takim ne presim të marrim përgjigjet e pyetjeve tona dhe të diskutojmë për fusha të ndryshme si arsimi, shëndetësia, etj”, tha Hoti.

Ajo ka thënë  se janë duke bërë montiorim se sa po zbatohet konventa për të drejtat e fëmijëve.

“Rezoluta për të drejtat e fëmijëve përmban një pasqyrë të kërkesave të fëmijëve sepse ne jemi pjesë e grupit monitorues të konventës të së drejtave të fëmijëve dhe si grup bëjmë monitorimin se sa po zbatohet konventa në realitet ose jo”, tha ajo.

“Gjejmë që drejtat ë fëmijëve në Kosovë janë përmirësim e sipër por në aspektin praktik ngecemi dhe mbetemi në pozitë që duhet më shumë të punojmë”.

Fleta Mujaj,  anëtare e këtij grupi,  tha se fëmijët kanë bërë disa video ku përmes tyre u kanë kërkuar llogaridhënie qeveritarëve se çfarë ka bërë shteti për ta.

“Në shenjë të ditës sotme përmes disa videove fëmijët kanë pasur mundësinë me kërkuar llogaridhënie për pikët e rezolutës si në arsim, shëndetësi, mirëqenie, pjesëmarrja në vendimmarrje, prindërimi etj. Përmes videove kemi bërë një hashtag #ÇaBoneTiPërMu, përmes kësaj me kërku nga ministrat dhe  ministritë e ndryshme bashkëpunim për plotësimin e çështjeve të rezolutës” tha ajo.

Jasir Misini, nga komuniteti rom, tha se fëmijët e komuniteteve diskriminohen shumë nga njerëzit dhe nuk sheh ndonjë përparim të madh nga institucionet shtetërore.

“Nuk respektohen edhe aq sepse fëmijët e komuniteteve diskriminohen shumë dhe nuk respektohen ashtu siç ne duam”, tha ai.

Të ngjashme