Ferat Shala: Kryetari Ilazi është një prej shembujve ekselent të lidershipit në Kosovën e pasluftës

Prishtinë | 04 Shk 2021 | 09:21 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së Ferat Shala ka takuar kryetarin e komunës së Kaçanikut Besim llazi, të cilin e ka cilsuar si një prej shembujve ekselent të lidershipit në Kosovën e pasluftës.

“Me kryetarin e komunës së Kaçanikut, Besim Ilazin
Besim Ilazi është njëri prej shembujve ekselent të lidershipit në Kosovën e pasluftës” ka thënë Shala

Postimi i plotë:

Me kryetarin e komunës së Kaçanikut, Besim Ilazin
Besim Ilazi është njëri prej shembujve ekselent të lidershipit në Kosovën e pasluftës. Ai e udhëhoqi komunën e Kaçanikut për disa mandate, duke e transformuar atë në një qytet të zhvilluar, me infrastrukturë nga më modernet në rajon, qytet me fytyrë evropiane.
Partia Demokratike e Kosovës gjithmonë është krenuar me kryetarin Ilazi, sepse ai më së miri e ka imlpementuar në praktikë vizionin e saj evropian e perëndimor për Kosovën.
Kontributi kombëtar i familjes së dr. Besimit, është tregim më vete. Atë tregim më së miri e ka shkruar babai i tij, dëshmori Qamil Ilazi – Komandant Bardhi.
Me dr. Besimin mburret PDK-ja, sepse personalitetet si ai janë vlerë jo vetëm për një komunë, por për krejt Kosovën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme