Ferat Shala viziton artistin e pikturave të rralla, Nazmi Hetën

Prishtinë | 01 Shk 2021 | 15:07 | Nga Ekonomia Online

Ferat Shala, kandidat nga lista e partisë së PDK-së , ditën e sotme ka vizituar atelienë e piktorit Nazmi Heta.

Ai ka konsideruar pikturat e Hetës, si shumë të rralla dhe që me pikturat e tij i jep karakter dhe bukuri natyrës dhe njerëzve të Kosovës.

Postimi i plotë:

Në atelienë e piktorit, Nazmi Heta.
Nazmi Heta është një artist i rrallë që me pikturat e tij i jep karakter dhe bukuri natyrës dhe njerëzve të Kosovës.Në tablotë e Nazmi Hetës përflaken ngjyrat më të bukura të luleve të Drenicës, përjetësohet kujtesa heroike e qëndresës dhe luftës së saj.
Drenasi është me fat që ka një piktor si Nazmi Heta. Arti i tij na shton vlerën dhe fisnikërinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme