Fero nuk pati përgjigje kur u pyet se pse nuk i doli BimBimmës në duelin e hip-hopit që ia kishte kërkuar vet publikisht

Prishtinë | 01 Shk 2021 | 11:36 | Nga Ekonomia Online

Reperi i njohur Fero vitin e kaluar kishte pasur një debat virtual me reperët BimBimma, MC Kresha dhe Lyrical Son.

Teksa këta dy të fundit nuk kishin reaguar fare, e kundërta ndodhi me BimBimmën i cili i publikoi një “diss”, madje ishte edhe i gatshëm të përballet me të në një sfidë hip-hopi në qendër të qytetit.

Mirëpo përkundër ftesës publike që reperi nga Gjilani i kishte bërë për këtë sfidë, Fero nuk kishte dalë për t’u përballur.

E i pyetur së fundmi gjatë një interviste në emisionin “NIN”, se pse nuk kishte dalë në shesh, Fero nuk pati përgjigje për këtë, duke tentuar t’i shmanget pyetjes.

“Po, hiç bre nuk isha merr, hiç nuk isha merr me këta”, ka thënë reperi përgjatë intervistës, duke mos dhënë një arsye konkrete se pse nuk doli të përballet me BimBimmën në sfidën e hapur që ia kërkoi vet i pari.

Ndërkohë, ai tutje u pyet edhe për konfliktin virtual që pati me Robert Berishën, duke u shprehur se ishte vet ai që e kishte keqkuptuar Robertin dhe më pas kishte reaguar në afekt në rrjetet sociale.

Reperi nga Gjilani u shpreh se atij i ishte dërguar në rrjetet sociale një video e një interviste të Robertit, të cilën e kishin nxjerrë jashtë kontekstit duke bërë që ai të mendonte se këngëtari Berisha kishte folur keq për të.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme